Lladrovci merr pjesë në përurimin e objektit afarist ‘IP Kos’ në Drenas

15 qershor 2023 | 12:50

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në përurimin e objektit afarist ‘IP Kos’ në Drenas, në pronën e dhënë e dhënë me qira përmes shpalljes publike.

Lladrovci ka vlerësuar se përmes këtij objekti afarist, do të përfitoj jo vetëm Komuna përmes qirasë, por edhe qytetarët e Drenasit, pasi që në këtë qendër do të punësohen mbi 120 veta.

Ai ka thënë se zotimi i investitorit ‘IP Kos’, ka tejkaluar në të gjitha drejtimet, në veçanti numrin e të punësuarve.

Objekti afarist ‘IP Kos’, ka bërë investime mbi 5 milion euro dhe kanë gjetur punën mbi 120 veta nga Drenasi. ‘IP Kos’ ka zbatuar marrëveshjen, duke tejkaluar zotimin për investime dhe tejkalimin e zotimit për punësim.

Ky vend do të jetë tërheqës për qytetin e Drenasit, me derivate të naftës, ushqim, veshmbathje, shërbime cilësore me brendet Heb’s, Aztech, LC Waikiki, Missini Sweets, ndërsa së shpejti në këtë objekt afarist do të jetë edhe marketi me gjëra ushqimore dhe autolarje vetëshërbyese.

Investitori për këtë pronë të marr përmes shpalljes publike të dhënë nga Komuna e Drenasit, paguan qira vjetore në vlerën prej 31.820 euro.

Objekti afarist shtrihet në mbi 7 mijë metra katrorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të mandatit të saj si ambasadore amerikane në…