Lladrovci: Në Likoshan e Qirez ishte fillimi i fundit të okupimit serb

28 shkurt 2024 | 19:32

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën, deputetët e Kosovës dhe asambletë e dy komunave, drejtuesit lokalë të Drenasit e Skenderajt me qytetarë të shumtë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë Memorialit të dëshmorëve në Likoshan.

“Likoshani dhe Qirezi mbeten simbol i rezistencës, vend i përkujtimit të vlerës së lirisë, përkushtimit atdhetar, lavdisë së jetës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Fillimi i luftës frontale, ku forcat serbe pas një ballafaqimi me ushtarët e UÇK-së pësuan humbje, ata u hakmorën kundër qytetarëve duarthatë të Likoshanit e Qirezit, është ditë e shënuar, ditë e fillimit të fundit të okupimit serb. Ky vend sot, ishte vend i kujtimit të dhimbjes dhe krenarisë, sepse, disfata e ushtrisë e policisë serbe, këtu, nxiti ortekun e Epopesë së UÇK-së.

Më 28 Shkurt 1998, në altarin e lirisë së Kosovës, ranë këta dëshmorë dhe martirë të kombit:
Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Beqir Sejdiu, Bedri Sejdiu, Nazmi Sejdiu, Bekim Sejdiu, Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Elmi Ahmeti, Hamëz Ahmeti, Driton Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Lumni Ahmeti, Basri Ahmeti, Naim Ahmeti, Elhami Ahmeti, Behram Fazliu, Xhemshir Nebihu, Ilir Nebihu, Rukie Nebihu, Ibish Rama dhe Smail Behrami.

Likoshani dhe Qirezi mbeten simbol i rezistencës, vend i përkujtimit të vlerës së lirisë, përkushtimit atdhetar, lavdisë së jetës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

https://www.facebook.com/share/wqLjKJi8DX1xupta/?mibextid=WC7FNe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëmarrësit në samitin Ukrainë-Europa Juglindore, kanë dalë me një deklaratë…