Lladrovci ngushëllon familjen Elshani me rastin e vdekjes të nënës së dëshmorit Gani Eleshani

06 nëntor 2020 | 13:31

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në emër të komunës që drejton, ka shprehur ngushëllimin për familjen Elshani nga Krajkova, më rastin e vdekjes të nënës së dëshmorit Gani Elshani.

Kryetari Lladrovci, ka thënë se nëna Mihrije, është shembulli më i mirë se si edukohet familja për atdhedashuri.

“I lehtë i qoftë dheu i Kosovës nënës së dëshmorit Gani Elshani”, ka thënë Llaadrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfidat e xhiros së tretë në Prince Caffe Superligën e…