Lladrovci: Qeverisja ime ka adresë, PDK, numri 177

15 shtator 11:40

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz  Lladrovci, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të bëjnë vlerësim objektiv të punës së tij për këtë mandat që ka drejtuar komunën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë mandati të tij vërejtjet e qytetarëve i ka trajtuar me seriozitet, duke shtuar se edhe tani pret reagime e tyre, qoftë në rrjetin e tij social, qoftë në takime paraelektorale.

Ai ka vlerësuar se adresa e qeverisjes e tij është PDK-ja. “Qeverisja ime ka adresë, PDK, numri 177. Ju më njihni. Çështjet i kam zgjidh edhe kur dukeshin të pazgjidhshme, unë thjeshtë, kam bërë atë që duhej bërë, zgjidhjen më të mirë për qytetarin. Me ligj, ne mund të bëjmë përparim, veprimet tjera, mund të jenë të dobishme për momentin, por përherë mbesin të paligjshme”, ka shkruar Lladrovci.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat gjermane janë tallur me Barcelonën pas fitores bindëse 3-0…