Lladrovci rikthehet në PDK: Kemi synim tejkalimin e 20 mijë votave
01 dhjetor 2025
| 19:52
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se u takuan sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ashtu siç me mish e me shpirt u angazhuam për çdo votë, për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për votë më 28 dhjetor, me synim të tejkalimit të 20 mijë votave”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.
Ai ka theksuar se fitorja i ka hije bastionit. “besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhje lokale edhe ato qendrore, vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar!”, ka shkruar Lladrovci.



