Lladrovci takohet me Ahmetin: Pagesa për parking do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak

19 tetor 2020 | 21:54

Kryetari i Komunës së Drenasit është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e taksës për parking.

“Sonte e takova kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking. Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar tutje se: “Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Viprint dhe Mitrometal,…