Veseli: Është për të ardhur keq që qeveria qendrore dhe lokale i ka neglizhuar bizneset private

19 tetor 2020 | 21:48

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Viprint dhe Mitrometal, dy kompani serioze të Mitrovicës që sikurse shumica e sektorit privat, janë dëmtuar rëndë nga pandemia.

Ai ka thënë se PDK-ja është aleate e natyrshme e bizneseve private sikurse janë këto dy, sepse, sipas Veselit, ato shërbejnë si motorë të zhvillimit dhe janë kontribuesit më të mëdhenj me taksa për buxhetin e shtetit.

“Shpreha mirënjohjen për pronarët e këtyre bizneseve, punëtorët e tyre të palodhur si dhe për gjithë sektorin privat të Kosovës që mban në këmbë ekonominë tonë. Është për të ardhur keq që qeveria qendrore dhe lokale i ka neglizhuar dhe nuk iu ka ardhur në ndihmë për të shpëtuar prej dëmeve të pandemisë. Jo vetëm kaq por i penalizon me inspektorë që veprojnë në mënyrë arbitrare e vendosin gjoba të rënda të papërballueshme”, ka deklaruar Veseli.

“Ata kanë nevojë për më shumë fonde, subvencione, kredi të buta me grace period të gjatë si dhe për rritjen e konsumit të prodhimeve e shërbimeve vendore. Afrimi i dimrit e bën edhe më të rëndë situatën prandaj është e nevojshme që ata të ndihmohen konkretisht sa më shpejtë”, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar statutet…