Lladrovci takohet me Hysni Gucatin, ia dhuron librin kushtuar bashkëluftëtarëve të tij

18 dhjetor 2023 | 16:48

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin, me ç’rast kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët.

Në shenjë nderimi, Lladrovci ia ka dhuruar Gucatit librin e Bedri Islamit.

“‘Përjetësia e dyfishtë’, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar i tyre i cili ende i ka të pashëruara plagët e lirisë, ka shkruar Lladrovci. Postimi i plotë: Ishte kënaqësi të mirëpres në Komunë, kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin, të bisedojmë e diskutojmë për çështjet e interesit të përbashkët. Luftëtarët e lirisë e kanë derën hapur dhe pa protokoll për çështjet ku flitet për interesin e tyre, mirëqenien dhe vlerësimin për të kaluarën. Në shenjë nderimi, Hysniut ia dhurova librin e Bedri Islamit, ‘Përjetësia e dyfishtë’, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar i tyre i cili ende i ka të pashëruara plagët e lirisë. Faleminderit Hys!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Mandateve ka votuar pro kërkesës së Prokurorisë së…