Lladrovci takohet me zyrtarët italianë të KFOR-it

28 prill 2021 | 13:00

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala, ka pritur në takim lamtumirës, togerin e KFOR-it LMT K9 nga Italia, Anthony Paciolla, i cili ka përfunduar misionin në Kosovë.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar KFOR-in italian për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë publike në vend dhe përkrahjen ndaj Komunës së Drenasit.

Përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 nga Italia, kanë falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe, dhe kanë shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe me tutje në funksion të ruajtjes së sigurisë publike.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunim, zyrtarët italianë të KFOR-it dhe kryetari Lladrovci kanë shkëmbyer dhurata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik,…