Lladrovci takon pronarët e Tishan Group, investitorë zviceranë të interesuar për ngritjen e rafinerisë në Drenas

29 nëntor 2021 | 22:53

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot, investitorët e Tishan Group, të interesuar për të investuar në Drenas në rafineri, ku tashmë kanë marrë pëlqimin për ndërtimin dhe funksionimin e kësaj kompanie, në parcelën e destinuar.

Z. Lladrovci ka shkruar se “pronarët e Tishan Group investitorë zviceranë, janë me përvojë të gjerë në tregjet e Energjisë, të cilët po presin të marrin statutin e kompanisë strategjike në Kosovë, e cila do të bëj ndërtimin e një rafinerie të naftës në Drenas”.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Pas takimit me këshilltarin e Departamentit të Sigurisë dhe Shëndetësisë, zhvillova takim me pronarët e Tishan Group, kompani e themeluar nga investitorë zviceranë me përvojë të gjerë në tregjet e Energjisë dhe tashmë të pranishëm në Kosovë.
Pronarët e Tishan Group investitorë zviceranë, janë me përvojë të gjerë në tregjet e Energjisë, të cilët po presin të marrin statutin e kompanisë strategjike në Kosovë, e cila do të bëj ndërtimin e një rafinerie të naftës në Drenas. Vizioni i Tishan Rafinerisë është të shfaqet si një përpunues i integruar i produkteve të naftës me rëndësi rajonale me kujdes të fortë social dhe mjedisor.

Në korrik të këtij viti, ne si komunë i kemi dhënë pëlqimin për ndërtimin dhe funksionimin e kësaj kompanie, në parcelën e destinuar, në pajtim me kompetencat e pushtetit lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi nga Londra, Chelsea, ka fituar çmimin si Klubi i…