Lladrovci thotë se të hënën do të punohet në Drenas

29 nëntor 2020 | 14:53

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se Departamenti i Arsimit, drejtorët e shkollave, personeli arsimor dhe administrata komunale do t’i përmbahen vendimit të qeverisë që të hënën të dalin në punë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit  Covid-19. Lladrovci ka thënë se dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje, kur dihet vendimi i qeverisë, duke theksuar se vendimi do të respektohet pavarësisht bindjeve politike. “Qytetarë të Komunës së Drenasit, e hëna është ditë pune, në pajtim me vendimin e qeverisë. Ky muaj ishte tepër i rëndë, për tërë vendin, edhe për qytetarët e komunës tonë. Andaj, më shumë se çdo herë, na duhet unitet në vendime dhe zbatimin e tyre. Departamenti i Arsimit, drejtorët e shkollave, personeli arsimor dhe të gjithë zyrtarët e këtij procesi, do t’i përmbahen vendimit të Qeverisë se e hëna është ditë pune, ashtu si për administratën e komunës tonë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit  Covid-19. Dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje, kur dihet vendimi i Qeverisë. Vendimi do respektuar, pavarësisht bindjeve politike. Nuk është kohë as gjendje për të krijuar precedent në Republikën e Kosovës, thjeshtë, na duhet unitet, për gjithçka!”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj ka bërë…