Lladrovci viziton qendrën e vaksinimit anti-Covid

15 qershor 2021 | 15:44

Sot zyrtarisht ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në Komunën e Drenasit me vaksinat anti-Covid.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ismet Bogiqi dhe drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale,Lulzim Nika, të martën ka vizituar sallën e sporteve në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Poklek, ku sot zyrtarisht ka filluar edhe vaksinimi i qytetarëve tnë këtë komunë.

Vaksinimi anti-Covid do të realizohet në sallën e sporteve në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Poklek të ri çdo ditë pune, e hënë e premte nga ora 08:00-20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat…