Llapi ‘blindon’ shtatë futbollistë

15 qershor 2021 | 17:16

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri nënshkruajnë kontratë të re me klubin e Llapin edhe për një vit.

Skuadra e Llapit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.

“Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22. Kontratë me skuadrën deri më 2022 kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, kurrse sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, dhe mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025. Vazhdojmë të bashkuar drejt suksesit në ndeshjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
COCO është emri i këngës më të re të reperit…