Llapi ‘blindon’ tre yje

20 gusht 2020 | 14:16

KF Llapi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me tre futbollistë: Mentor Zhdrella, Bujar Idrizi dhe Valmir Veliu. Zhdrella dhe Idrizi kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, ndërsa Veliu për tre vite, raporton “Epoka e re”.

“Kemi arritur marrëveshje një vjeçare me kapitenin Mentor Zhdrella dhe zëvendëskapitenin Bujar Idrizi. Të dy futbollistët i qëndruan besnik skuadrës edhe për edicionin e ri. Zhdrella ishte ndër futbollistët më të mirë të skuadrës në edicionin që lamë pas duke ndihmuar skuadrën me 5 gola dhe 9 asistime në 24 paraqitje të zhvilluara, kurse Bujar Idrizi i rikuperuar plotësisht nga lëndimi i edicionit të kaluar, zhvilloi 8 paraqitje, kurse do jetë i gatshëm 100% që ta ndihmoj skuadrën në edicionin e ri. Sulmuesi 20-vjeçar i krahut të majtë, Valmir Veliu është ‘blinduar’ me kontratë edhe për 3 vitet e ardhshme dhe kësisoj Veliu do jetë pjesë e skuadrës deri në momentin kur arrin ndonjë ofertë serioze e klubeve evropiane. Veliu në 27 paraqitje të edicionit të sa po mbyllur realizoi 4 gola e 5 asistime, kurse presim të ketë formë të mirë dhe të na ndihmoj edhe më tepër në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten drejtorët komunalë të Prizrenit kanë raportuar rreth planifikimit…