Llapi e “blindon” Krasniqin

26 dhjetor 11:47

Kampioni i vjeshtës në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Llapi, është i vendosur t’i mbajë yjet kryesor.

Në këtë mënyrë mbrojtësi Besnik Krasniqi nuk do ta ketë mundësinë të largohet nga ky klub në afatin kalimtar të janarit. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, Tahir Batatina, trajner i Llapit. “Siç dihet Besnik Krasniqi ka kontratë me Llapin dhe do të jetë pjesë e klubit derisa t’i përfundojë kontrata”, ka thënë Batatina.

Llapi me 10 ditore, 4 barazime dhe 4 humbje është shpallur kampion i vjeshtës me 34 pikë të grumbulluara.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë) nga ora 13:30 në “Wembley” zhvillohet ndeshja…