Llapi e dërgon Kupën e Kosovës në xhami

13 maj 2021 | 08:59

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka dërguar trofeun e Kupës së Kosovës në një xhami në Podujevë gjatë faljes së Fitër Bajramit, një ditë pasi e mundi Dukagjinin në finalen e sivjetshme.

Llapi e fitoi Kupën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit të mërkurën, pas triumfit dramatik me penallti në Fadil Vokrri në Prishtinë.

Triumfi i klubit nga Podujeva në këtë garë ishte shumë më i rëndësishëm se thjesht trofeu shtetëror, pasi Llapi e fitoi mundësinë e parë ndonjëherë për të marrë pjesë në kualifikime për një garë evropiane.

Skuadra e Batatinës do të luajë në kualifikime të Ligën e Konferencës së Evropës – garën më të re të UEFA-s për klube dhe të treten për nga rëndësia pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës – në përpjekje për t’u bërë skuadra e parë kosovare që siguron pjesëmarrjen në një garë evropiane.

Bosi i Llapit Batatina e dërgoi trofeun shtetëror në xhaminë “Dëshmorët e Kombit”, në Podujevë, në mesin e besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Kjo ishte vetëm vazhdimësia e festës së madhe të Llapit që nisi mbrëmë vonë.

Llapi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në Superligë këtë sezon, para se t’i nisë përgatitjet për kualifikime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht debateve të mëdha në lidhje me efektivitetin e vaksinave…