Llapi fiton pas gjashtë ndeshjeve

13 korrik 2020 | 18:58

Llapi është këndellur dhe ka shënuar fitore pas plotë gjashtë ndeshjeve në Superligë. Klubi që drejtohet nga Tahir Batatina ka arritur që ta fitoi përballjen me Flamurtarin (1-0), e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa në minutën e 54-të, Kastriot Selmani realizoi për 1-0. Ky gol i mjaftojë skuadrës llapjane të marrë tri pikë dhe t’i largohet rrezikut të rënies nga elita.

Llapi pas kësaj xhiro zë vendin e gjashtë me 42 pikë, kurse Flamurtari është një pozitë me poshtë me 40 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19,…