Llapi ndan rrugët me portierin Kolaj

09 shtator 2022 | 13:59

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me portierin Agron Kolaj. Portieri i talentuar iu bashkua Llapit nga Besa e Pejës, por të premten ka ardhur njoftimi nga klubi llapjan se kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Nuk janë dhënë detaje shtesë se pse ka ardhur deri te shkëputja e kontratës as nga klubi e as nga portieri 21-vjeçar.

“Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj. Klubi ynë dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme. Kolajn e falënderojmë për angazhimin e deritanishëm si dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur…