Llapi superior kundër Dritës, Gjilani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

30 tetor 2022 | 15:16

Pas një barazimi dhe dy humbjeve, Llapi është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, llapjanët kanë shënuar fitore bindëse ndaj Dritës, duke e mposhtur 4:1 në  “Zahir Pajaziti”në Podujevë.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje janë shënuar në pjesën e parë.

Drilon Fazliu (9’), Bianor Neto (26’), Kushtrim Shabani (38’) dhe Francisko Rivera (43’) kanë shënuar golat e fitores për vendasit.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e ka shënuar Marko Simonovski (17’).

Llapi pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Drita mbetet lidere me 30 pikë.

Fitores i është rikthyer edhe Gjilani. “Skifterat” kanë shënuar fitore kundër Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.

Ndeshja është mbyllu me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e ka shënuar Arbnor Ramadani, në minutën e 82-të.

Gjilani pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet i treti në tabelë, ndërsa Dukagjini është i teti me 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 300 gazetarë iranianë kanë publikuar një letër…