Llapi: Superkupa “Kosovë-Diasporë” i bashkohet vitrinës së trofeve

27 tetor 2021 | 13:40

Skuadra e Llapit e ka fituar Superkupën “Kosovë-Diasporë” pasi e ka mposhtur FC Kosova Dusseldorf me rezultat 2-0.

Pas këtij trofeu Llapi ka publikuar një foto nga vitrinat e klubit duke shkruar se ajo u pasurua edhe me një Kupë të çmuar.

“Superkupa ‘Kosovë-Diasporë’ i bashkohet vitrinës së trofeve KF Llapi kompleton vitrinën e trofeve të fituar brenda vitit kalendarik 2021. Ky vit ishte i jashtëzakonshëm për ekipin tonë duke marrë parasysh edhe vështirësitë që na përcollën, megjithatë arritëm që të sjellim tre trofe në Podujevë brenda pak muajve. Së pari, Kupën e Kosovës më 12 maj, më pas Superkupën e Kosovës më 17 gusht dhe Superkupën “Kosovë-Diasporë” të fituar dje ndaj FC Kosova Düsseldorf. Këto suksese të arritura janë meritë e punës së palodhshme të kryesisë që mbështetën pa rezervë ata që pa dyshim janë meritorë për këto trofe: shtabin teknik, stafin punues dhe lojtarët. Vazhdojmë!”, thuhet postimin e Llapit në faqen e vet zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se vendimi i…