Lluka e Palmer të gatshëm për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik

12 prill 15:57

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan Mathew Palmer, me të cilin diskutuan proceset ekonomike në vend edhe për investimet amerikane.

Gjatë takimit ministri Lluka ka informuar Palmer rreth politikave ekonomike dhe politike, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore në vend.

“Githashtu u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimit të marëdhenieve tregtare mes Kosovës dhe SHBA-ve. Në anën tjetër Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan z. Mathew Palmer ka shprehur gatishmëri të parezervë ministrit Lluka dhe Qeverisë së Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e marëdhënieve me vendet e Ballkanit Përendimor si dhe në procesin e evrointegrimit atlantik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MZhE-së.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara