Lluka: Parku Inovativ në Prizren hapet për të prekurit nga termeti në Shqipëri

27 nëntor 2019 | 18:21

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ-in në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman), për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë ????, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri ??.Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër,  menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize”, ka shkruar Lluka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha, i cili njëherit…