Lluka priti Bordin e “Trepçë”-s, kërkon angazhim për përmirësimin e performancës

14 gusht 2018 | 14:48

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka pritur të martën në takim pune Bordin Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça” Sh.A, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të performancës të saj.

“Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me rënien e prodhimit në Trepçë në vitet e fundit, me ç’rast u diskutuan edhe masat e mundshme afatshkurtra për rritjen e prodhimit që do të ndikonte në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ndërmarrjes. Ministri Lluka kërkoi më shumë angazhim nga Bordi i Trepçës me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, ndërsa theksoi se mbështetja e MZHE-së nuk do të mungojë”, është thënë në njoftimin e MZhE-së.

Sipas këtij njoftimi, pjesë e këtij takimi ishte progresi i realizimit të marrëveshjes të Qeverisë me Sindikatën e “Trepçë”-s për asetet e kësaj ndërmarrje dhe benefitet sociale të minatorëve që dalin nga ajo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milani e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Tiemoue Bakayokos…