Lojë matrapazësh për përfitime personale në kurriz të pensionistëve

18 dhjetor 2018 | 10:54

-Reagim ndaj një informate të përhapur në disa portale tona me titull “Koha që Serbia t’i kthejë pensionet në Kosovë”

Në fillim të dhjetorit (më 02.12.2018) në disa portale (Telegraf.com; rtklive.com, gazeta “Epoka e re” etj.) njëfarë Sylejman Meta (i vetëquajtur kryetar i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës) bënë “premtimin e fundit” se do t’ua nxjerr pensionet nga Serbia pensionistëve të paraluftës të Kosovës.
Ai thotë se “…kanë arritur që ta marrin listën e pensionistëve kosovarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale” dhe atë do ta dërgojnë atje ku “duhet”, pra në Serbi.
Pasi që z. Sylejman Meta është paraqitur në opinion nën çadrën e “Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës”, ne, kryesia e Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve, të Invalidëve të Punës dhe të Moshuarëve të Kosovës, e shqyrtuam në forumet tona këtë informatë dhe po dalim me këtë reagim:
Nuk e besojmë që MPMS-ja të bie në kësi kurthe e t’i jap listat e pensionistëve individëve të papërgjegjshëm.

Nëse kjo është e vërtetë, këto lista i kanë marrë nga zyrtarë të pandërgjegjshëm dhe nga nëntoka, e kurrsesi në rrugë zyrtare. Këtë gabim nuk mund ta bëjë MPMS-ja sepse ky nuk është detyrim i individëve e as i organizatave joqeveritare por është detyrim zyrtar dhe shtetëror i Kosovës.
Z. Meta thotë se është në kontakt me Avokatin e popullit në Serbi, me Gjykatën Supreme dhe me Fondin Pensional të atij shteti. Krejt natyrshëm rrjedhin pyetjet:

Kush e autorizoj z. Meta për ta kontaktuar avokatin e Serbisë dhe me të gjitha këto institucione të Serbisë? Në çfarë cilësie i ka zhvilluar dhe i mbanë këto kontakte me institucionet e Serbisë? Argatin e kujt po e bënë Sylejman Meta?
Jemi shumë të sigurt se nuk e bënë argatin e sindikalistëve pensionistë të Kosovës. Edhe para disa viteve disa individë janë marrë me kësi skema mashtrimi në kurriz të pensionistëve. Të gjitha ato kanë dështuar, por matrapazët i kanë mbushur xhepat e tyre duke i marrë nga 2-3 euro prej secilit pensionist.

Gjykatën e Strasburgut z. Sylejman Meta e përdor si vegël mashtrimi për pensionistët. Gjykata e ka dhënë një mendim për pensionet e Kosovës të rrëmbyera nga Serbia por, sa kemi njohuri ne për këtë, ajo gjykatë jep vetëm mendim e nuk e ka fuqinë e detyrimit ndaj Serbisë për t’ua kthyer pensionet shqiptarëve të Kosovës. Z. Sylejman Meta thotë se listat e pensionistëve i ka marrë nga MPMS-ja dhe se ato do t’ua dërgojë institucioneve përkatëse të Serbisë (!) por thotë se pensionistët duhet të paraqiten individualisht me kërkesa pranë organeve serbe! Z. Meta thotë se do të takohet edhe me kryekuvendarin Kadri Veseli në mënyrë që të gjejnë një formë “mashtrimi” për Serbinë që ato pensione të mos quhen me emrin e vërtetë por të quhen “ndihma sociale e pensionistëve”. A po e din se çka po pështjellon ky Sylejmani Meta me veten e tij dhe në dëm të pensionistëve?

Opinioni në Kosovë e din shumë mirë se çdo kërkesë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e Serbisë do të keqpërdoret nga Serbia, e cila do t’i konsideroj ata (pra paraqitësit e kërkesave) si qytetar lojal të Serbisë.
Prandaj Federata Sindikale e Pavarur e Pensionistëve, Invalidëve të Punës dhe e të Moshuarve të Kosovës (FSPPIPMK) u bën thirrje pensionistëve që të mos paraqiten individualisht për këto pensione tek matrapazët ordinerë sepse pensionet, nëse fare mund të nxirren, ato mund dhe duhet të kryhen vetëm, dhe vetëm, në rrugë zyrtare me marrëveshje mes shteteve e kurrsesi me ndihmën mësitëve matrapazë. Federata Sindikale e Pensionistëve të Kosovës do të jetë përherë në kontakt me BSPK-ën dhe, nëpërmjet saj, me qeverinë dhe do t’iu njoftojë me kohë për çdo lëvizje për këtë çështje.

-Për Federatën Sindikale të Pavarur të Pensionistëve, të Invalidëve të Punës dhe të Moshuarve të Kosovës
Kryetari Sylejman Krasniqi
Më 14.12.2018 Prishtinë

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitet e fundit qeveria spanjolle është akuzuar se i ka…