Lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji (Foto)

28 janar 2020 | 12:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.

Në fotot e siguruara nga “KosovaPress”, shihen lojtarët e futsallit të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues pak minuta para nisjes kanë konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit “Adem Jashari”.

Në këto kualifikime “dardanët” e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Afrim Mustafa për 20-vjetorin e “Epokës së re”  Urime…