Lojtarët e Unitedit e largojnë Ronaldon nga ‘WhatsApp’-i

16 nëntor 2022 | 10:57

Manchester United duket se po ia mbyll dyert përfundimisht Cristiano Ronaldos.   Kjo për shkak të intervistës që ai e dha përball gazetarit Piers Morgan, ku u kritikua stafi menaxhues dhe trajnerët Ralf Ragnick dhe Erik ten Hag.

Ronaldo pritet të gjobitet nga klubi me mundësinë që edhe t’i shkëputet kontrata njëanshëm, shokët e skuadrës kanë marrë një veprim tjetër. Të inatosur me portugezin, ata e kanë larguar nga grupi i “WhatsApp”-it.

Ky vendim është marrë nga administratorët e këtij grupi, Harry Maguire dhe Scott McTominay. Duket se kjo është një shenjë që fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”.

CR7 u kthye tek United në verën e vitit 2021 dhe duket se aventura e tij do të përfundojë në janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),…