Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit

13 qershor 2018 | 13:01

Spanjollja “AS”, duke iu referuar faqeve të specializuara të vlerësimit të çmimit (vlerës) aktuale të futbollistëve, ka evidentuar lojtarin më të shtrenjtë për çdo kombëtare, që merr pjesë në fazën finale të Botërorit të Rusisë.

Kuptohej, në krye të kësaj liste qëndrojnë Lionel Messi i Argjentinës dhe Neymari i Brazilit, të cilët vlerësohen secili nga 180 milionë euro. Pra, për bazë nuk merret shuma e paguar për transferimin e fundit të yllit brazilian të PSG-së, fjala vjen, 22 milionë euro, por vlera momentale e kartonit.

Si shqiptarë na nderon fakti se një prej nesh, Granit Xhaka, lojtar i Arsenalit në Premierë Ligë, është më i shtrenjti te Zvicra, teksa kuotohet në vlerë tregu 40 milionë euro. Përmes një renditjeje zbritëse, nga ai që kushton më pak deri te Messi dhe Neymari, me “valencat” më të kripura financiare, njihuni me emrat përkatës më poshtë:

 

Lista e futbollistëve

Anibal Godoy        (Panama) – 800 mijë euro
Yasir Al-Shahrani   (Arabia Saudite) – 1.5 milion euro
Andre Carrillo        (Peruja) – 6 milionë euro
Sardar Azmoun     (Irani) – 9 milionë euro
Ellyes Skhiri          (Tunizia) – 10 milionë euro
Aaron Mooy                   (Australia) – 10 milionë euro
Shinji Kagawa        (Japonia) – 13 milionë euro
Aleksandër Golovin (Rusia) -18 milionë euro
Keylor Navas         (Kosta Rika) – 18 milionë euro
Hirving Lozano      (Meksika) – 22 milionë euro
Victor Lindelof      (Suedia) – 25 milionë euro
Wilfred Ndidi        (Nigeria) – 25 milionë euro
Amine Harit (Maroku) – 25 milionë euro
Gylfi Sigurdsson    (Islanda) – 30 milionë euro
Granit Xhaka         (Zvicra) – 40 milionë euro
Ivan Rakitiq           (Kroacia) – 50 milionë euro
Heung-min Son      (Koreja e Jugut) – 50 milionë euro
Luis Suarez           (Uruguai) – 70 milionë euro
Sadio Mane           (Senegali) – 70 milionë euro
James Rodriguez   (Kolumbia) – 70 milionë euro
Sergio Busquets    (Spanja) – 80 milionë euro
Christian Eriksen    (Danimarka) – 80 milionë euro
Toni Kroos           (Gjermania) – 80 milionë euro
Sergej Milinkoviç-Saviç (Serbia) – 90 milionë euro
Robert Lewandowski (Polonia) – 90 milionë euro
Cristiano Ronaldo (Portugalia) – 100 milionë euro
Kylian Mbappe      (Franca) – 120 milionë euro
Harry Kane            (Anglia) – 150 milionë euro
Mohamed Salah     (Egjipt) – 150 milionë euro
Kevin De Bruyne   (Belgjika) – 150 milionë euro
Neymar                 (Brazili) – 180 milionë euro
Lionel Messi          (Argjentina) – 180 milionë euro

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka…