Loriana Kuka e bronztë në Japoni

30 gusht 2019 | 13:51

Edhe Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Loriana shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon.

Është kjo medalja e tretë e bronztë e Kosovës në botërorin e Tokios, pas atyre të fituara nga Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet përgjegjëse për sigurinë në trafikun rrugor janë mbledhur sot…