Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Bakus

18 shkurt 2024 | 11:46

Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Bakus

Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare u eliminua në ndeshjen e parë të repesazhit nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.

Fillimisht, Kuka shënoi dy fitore të njëpasnjëshme, për t’u ndalur më pas në çerekfinale.

Kësisoj, Kosova e mbyll garimin me një medalje të argjendtë të Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, vlerësoi në maksimum Interit,…