Lotito: Igli Tare do të mbetet gjatë në Lazio

27 tetor 2022 | 15:51

Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv të Lazios që nga viti 2008. Ish-sulmuesi shqiptar me plot sukses ka ushtruar këtë profesion tek skuadra nga kryeqyteti italian dhe viteve të fundi ka pasur shumë zëra për të ardhmen e tij.

Megjithatë presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka konfirmuar se Tare nuk ka qenë asnjëherë në diskutim.

Gjithashtu i pari i klubit kryeqytetas ka thënë se Tare do të mbetet edhe gjatë në Olimpico në rolin e drejtorit sportiv të Lazios. “Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim. Këtu flas edhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, është shprehur Lotito.

Tare ka kontratë me klubi kryeqytetas deri në verën e vitit 2023, por së shpejti pritet të nisin kontaktet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve.

Këtë sezon, Lazio është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv dhe në Serie A mban vendin e tretë në ligën elitare italiane me 24 pikë të grumbulluara, duke regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat holandeze raportojnë për ndarjen e mirënjohjes nga Ambasada për…