LPK, ËSHTË MEKANIZMI POLITIKO-PATRIOTIK, QË IA KA ZBARDHUR FAQEN ATDHEUT

30 gusht 2022 | 23:51

Ismet Sylejmani

Në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, Ismet Sylejmanini shprehet që Ali Ahmeti nderohet edhe atëherë kur kundërshtarët e etiketojnë si ish- anëtar dhe drejtues i LPK-së, duke shtuar që LPK-ja është mekanizmi politiko – patriotik, që ia ka zbardhur faqen atdheut!

“Ideologjia, teoria dhe praktika e Lëvizjes Popullore të Kosovës – LPK, ishte lufta per çlirimin e Kosoves dhe viseve te saja nga zgjedha pushtuese e ish- Jugosllavisë !, shprehet Sylejmani.

Tashmë dihet botërisht se LPK është themeluesja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe e Ushtrisë Çlirimtare per Presheve, Medvegje dhe Bujanovc, ashtu sikur edhe e deklaroi edhe njehere para disa ditesh me 23 tetor 2016 nga Kumanova, udheheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti”, thotë për Agjencinë e Lajmeve Flaka, veprimtari nga Kosova, Ismet Sylejmani.

Nuk është asnjë zbulim, shtoi ai, nëse thuhet se partitë e dalura nga lufta kanë për ideologe LPK-në!
LPK ishte pararoja dhe frymezuesja e luftës për çlirim nga Serbia pushtuese! Nuk mund të ketë njëlloseje e përbaltje nësë udhëheqësi etiketohet si LPK-ist, qoftë edhe kur është me qëllim denigrues, sepse LPK është themeluesja e famshme e ushtrive çlirimtare qe ua kthyen pushket e tyre armiqëeve shekullor të popullit shqiptar!”, vijon Sylejmani.

LPK, shprehet ai, eshte mekanizmi politiko – patriotik që ia ka zbardhur faqen Atdheut!

“Kurse, ish – drejtuesit e saj, njeri ndër të cilët është edhe themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i UÇPMB-së dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, aktualisht udheheqësi shqiptar më me integritet politik, kombëtar e moral, i nderuari Ali Ahmeti, nderohen edhe atëherë kur kundërshtaret e tyre i etiketojnë si ish- anëtarë e udhëheqes të LPK-së, kur dihet se ata ishin ideolog të sajë”,
shprehet Sylejmani në prononcimin ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka!

Prishtinë, 27 tetor 2016

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5 000 euro për arritur me gomone në Angli. Kjo…