Luan Shkëlzen Haradinaj: Dëshmorët e deshën dhe ëndërruan një shtet të fortë

16 prill 2018 | 19:01

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë në akademinë përkujtimore për heroin e kombit, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, dëshmorët, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj, organizuar nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së e rajonit të Dukagjinit.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar edhe nga familjarët e tij, bëri homazhe dhe vuri buqeta lulesh pranë bustit të heroit Shkëlzen Haradinaj dhe te pllaka e dëshmorëve dhe heronjve të Pejës.

Në këtë akademi, nga një fjalë rasti mbajtën presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Gafurr Elshani, në emër të Zonës Operative të Zonës së Dukagjinit, Brahim Selmanaj, në emër të bashkëluftëtarëve dhe në emër të familjeve të dëshmorëve që u përkujtuan, foli djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, Luan Shkëlzen Haradinaj.

Duke i falënderuar të pranishmit, Luan Shkëlzen Haradinaj tha: “Shembulli i dëshmorëve të kombit do të jetë gjithmonë udhërrëfyes për ne, në rrugën e ndërtimit të një shteti të fortë, ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”, ka thënë Luan Shkëlzen Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i ka bërë apel edhe…