‘Lufta ka filluar për pasuri e gra të bukura, jo për targa’, Hilli tregon çfarë i tha Vuçiqit pas situatës në veri

12 gusht 2022 | 16:56

Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka intervistuar presidentin serb. Aleksandër Vuçiq, pas tensioneve të 31 korrikut në veri. Mediumi ka biseduar edhe me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike.

Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e shihte mundësinë e një konflikti të armatosur Kosovë-Serbi, megjithatë Vuçiqit i ka thënë se kjo do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.

“Për qetësi ka bërë thirrje edhe zoti Hill, ambasadori i ShBA-së. Në një intervistë në kryeqytetin serb Beograd, Hill tha se ndonëse ai e konsideronte të pamundur konfliktin e armatosur, ai i kishte thënë Vuçiq: ‘Luftërat kanë filluar për tokë, para, madje edhe për grua të bukura. Por kjo do të ishte lufta e parë që kam dëgjuar ndonjëherë e nisur për targa”, është thënë në shkrimin e “New York Times”.

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher R. Hill, ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit ka sinjalizuar ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, ka thënë se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.

“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin”, ka thënë ambasadori Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA ka marrë një vendim historik, duke tërhequr përgjithnjë fanellën…