NBA tërheq përgjithmonë numrin 6 për nder të Russellit

12 gusht 2022 | 16:53

NBA ka marrë një vendim historik, duke tërhequr përgjithnjë fanellën me numër 6 për nder të Bill Russell, njeriut më të suksesshëm në historinë e këtij sporti. Ai ndërroi jetë pak kohë më parë në moshën 88-vjeçare, një ikonë e këtij sporti në vitet ’50-’60.

Vendimi për ta tërhequr fanellën me numër 6 ka vlerë për 30 skuadrat e NBA-së (Russell ka luajtur vetëm me Boston Celticsin).

Gjithsesi, të gjithë lojtarët që kanë mbajtur këtë numër sezonin e kaluar (25 në total) e mes tyre edhe LeBron Jamesi, do të vazhdojnë ta mbajnë këtë numër nëse dëshirojnë. Por, në të ardhmen, asnjë ekip nuk do të mund të japë më këtë numër derisa të vijë një ditë që askush të mos e mbajë numrin 6. Për të përkujtuar Bill Russellin dhe numrin 6 që ai mbante, çdo ekip i NBA-së do të mbajë në shpatullën e djathtë një trifletësh me numër 6 mbi të sezonin e ri.

Komisionari i NBA-së, Adam Silver, ka deklaruar: “Suksesi i Russellit në fushë dhe si pionier për të drejtat civile meriton të nderohet në mënyrë unike dhe historike. Duke tërhequr përgjithnjë numrin 6 në të gjithë Ligën, çka tregon se karriera e Billit do të kujtohet përgjithnjë”. Propozimin për tërheqjen e numrit 6 e pat dhënë Magic Johnsoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizuesi me Shërbim Universal (FShU)ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit…