Lukaku: E kisha ëndërruar gjithmonë këtë debutim

23 gusht 2021 | 11:48

Romelu Lukakun debutoi me gol për skuadrën e Chelseat. Kjo e fundit e mposhti në derbi Arsenalin me rezultat 2-0.

Sulmuesi që u transferua të Chelsea për 115 milionë euro nga Interi, ka thënë se një debutim të tillë gjithmonë e ka ëndërruar.

“Jam shumë i lumtur për këtë start. E kisha ëndërruar gjithmonë diçka të tillë. Derbi është një ndeshje e veçantë dhe të shënoja do të thotë shumë për mua. Vërshëllimat më motivojnë, në futboll ata (tifozët) janë pjesa më e bukur, por në krahun tjetër dua të falënderoj ata të Chelseat të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes. Është mirë kur kthehesh në shtëpi, Chelsea ka qenë gjithmonë shtëpia ime”, ka thënë Lukaku.

Pas dy ndeshjeve në Premier Ligë, Chelsea është lider me 6 pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Listës së personazheve publikë që janë infektuar me virusin Covid-19…