Luksemburgu ashpërson masat kundër Covid-19

02 korrik 2020 | 11:44

Teksa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon dhe rritet në Luksemburg, qeveria e këtij vendi ka vendosur sot të zmbrapset në lehtësimin e masave kundër koronavirusit të ri.

“Për takimet e më shumë se 20 personave, sugjerimet për distancim, që më parë ishin të këshilluara, do të zëvendësohen me rregullore detyruese”, ka deklaruar kryeministri Xavier Bettel.

“Shifrat nuk janë alarmuese, por ne duhet të parandalojmë që situata të përkeqësohet në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Infeksionet e reja janë kryesisht në mesin e të rinjve. Në Luksemburg, numri i personave që janë testuar pozitivisht për Covid-19 është 4 345, kurse ai i vdekjeve ka arritur në 110 viktima./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të takimeve të rregullta me qëllim të koordinimit…