Luksemburgu premton vazhdimin e mbështetjes së projekteve në arsim e shëndetësi

25 shkurt 2020 | 14:55

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy shteteve.

Ambasadorja Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën me ekspertizë në sferën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përveç kësaj, ajo ka bërë me dije se Luksemburgu do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërsa kryeparlamentarja Osmani, ka falënderuar ambasadoren për ndihmën nga shteti i Luksemburgut, duke kërkuar gjithashtu shtirjen e bashkëpunimit në sferën e parlamentarizmit dhe të grupeve të miqësisë ndërparlamentare.

Osmani ka theksuar se një nga synimet e saj në krye të Kuvendit do të jetë edhe çështja e mjedisit.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se duhet bërë më shumë për politikat mjedisore që synojnë uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, zhvillimin e energjisë së ripërtërishme, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar kontratën…