Lulzim Basha: Do jem pjesë e fushatës në gjithë Shqipërinë

27 mars 2023 | 15:51

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Kuvendi tha se do të jetë pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet vendore të datë 14 maj.

Basha bëri përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berishën për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Basha u pyet edhe lidhur me auditimin e publikuar nga Berisha sot dhe burimin e parave ruse.

“Le të pyesë listën e të ftuarve në listën e tij familjare”, u shpreh Basha, raporton Euroneews Albania.

Pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë kryetari në deyturë i PD-së, Enkelejd Alibeaj njoftoi se PD do të garojmë me kandidatët e vet në 16 bashki, ndërsa janë ende në diskutim kandidati për bashkinë e Bulqizës dhe Vaut të Dejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Defekti në instalimin elektrik po dyshohet se ka qenë shkaktari…