Lulzim Tafa zgjedhet anëtar i jashtëm i Akademisë boshnjake të Shkencave dhe Arteve

27 maj 2023 | 12:08

Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë boshnjake të Shkencave dhe Arteve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tafa nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimin e plotë të tij:

Të nderuar miq!

Akademia Boshnjake e Shkencave dhe Arteve më ka njoftuar se kuvendi i kësaj Akademie më ka zgjedhur anëtar të jashtëm të saj.

lg.php.gifSarajeva është një nga metropolet kryesore të kulturës në Evropë, dhe mua më ka nderuar gjithmonë.

Në vitin 2012 është botuar libri im në gjuhën boshnjake, me një parathenje të Abdulla Sidranit, i cili më ka bërë shumë të njohur te lexuesit atje.
Në gusht do të jem në Sarajevë, për të marr pjesë në ceremoninë e promovimit të anëtarëve të rinj të Akademisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas përleshjeve midis Policisë së Kosovës dhe grupeve…