Lumezi: Kemi caktuar prokurorin e ri që do të merret me listat e veteranëve të UÇK-së

22 gusht 2018 | 15:23

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë me dije se kanë angazhuar një prokuror të ri i cili do të merret me trajtimin e lëndës për veteranët “mashtrues” të UÇK-së, pas dorëheqjes se prokurorit Elez Blakaj i cili ka qenë duke u marrë me këtë rast.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se ish-prokurori Elezaj ka grumbulluar prova të mjaftueshme që çështja e listave të veteranëve të UÇK-së të dalë e suksesshme.

“Duke e parë këtë situatë ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e asaj aktakuze sipas zgjerimeve të Prokurorisë Speciale. Në një kohë shumë të shpejtë do ta procedojmë lëndën në gjykatën kompetente. Është caktua prokurori, i cili do ta marrë këtë lëndë”, deklaruar Lumezi.

Lumezi ka komentuar edhe kërkesën e shoqërisë civile dhe disa partive politike për dorëheqjen e tij nga pozita e kryeprokurorit.

Lumezi ka thënë se përgjegjësi i jep vetëm Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe jo partive politike e shoqërisë civile.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për…