Qeveria jep 300 mijë euro për delegatët e vitit 1990

22 gusht 2018 | 15:11

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët më 2 korrik të atij viti shpallën Deklaratën Kushtetuese dhe më 7 shtator shpallën Kosovën Republikë.

Propozimi i dhënë nga ministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mbështet nga të gjithë anëtarët e qeverisë.

“Sipas këtij propozimi të drejtën do ta gëzojnë 11 delegatë të listuar në gazetën zyrtare. Shuma do të ndahet proporcionalisht për 111 delegatët”, ka thënë ministri Reçica.

Ai ka bërë me dije se ndarja e kësaj shume bëhet “duke marrë për bazë kontributin, moshën dhe gjendjen e tyre ekonomike”.

Sipas këtij vendimi, secili nga 111 delegatët e atëhershëm të Kuvendit do të marrë nga 2702 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca përmes…