Lumezi viziton institucionet e larta shtetërore të drejtësisë në Kroaci

13 dhjetor 2017 | 11:50

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, së bashku me prokuroren e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) Drita Hajdari, kanë vizituar Prokurorinë e Shtetit të Kroacisë.

Ata  janë takuar me kryeprokurorin e Shtetit të Kroacisë Dinko Cvitan, me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kroacisë Drazen Jelinic si dhe me drejtuesen e USKOK-ut, Tamara Laptash.

Kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurori Cvitan, kanë diskutuar për sfidat dhe vështirësitë e të dyja shteteve në fushën e sundimit të ligjit, me theks të posaçëm për veprimtarinë e zyrës së specializuar për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kroaci, e cila ka treguar sukses të madh gjatë procesit për anëtarësimin e Kroacisë në BE.

Gjatë takimit u bisedua edhe për metodat e hetimeve financiare si dhe për praktikat me të mira në bashkërendimin e veprimeve ndërinstitucionale për identifikimin dhe qarkullimin e të dhënave financiare.

Gjithashtu, Lumezi dhe Cvitan, janë pajtuar që është e nevojshme që të ngritët bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit për të intensifikuar dhe hetuar grupet kriminale transnacionale, si dhe për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Besnik Hasi, po cilësohet kandidati…