Lumi Shala, ky vend përrallor

06 gusht 2020 | 11:21

Një ndër perlat e shtetit shqiptar është Lumi Shala, i cili gjendet në Fierzë të Bajram Currit. Ndonëse quhet “Tajlanda shqiptare” dhe rruga deri te destinacioni është e vështirë për t’u gjetur, mbase për këtë arsye ky lumë, për ata që e vizitojnë, mbetet në kujtesë përgjithmonë.

Deri te lumi shkohet në rrugën lundruese, rrugë që rrallë kalohet e që është e mbushur plot gjallëri dhe entuziazëm, e cila, po ashtu, ta mundëson arratisjen nga përditshmëria, stresi i punës, presioni teknologjik nga mediat sociale, bota e betonuar nga ndërtesat shumëkatëshe, zhurmat e makinave dhe çdo gjë tjetër që ngacmon trurin e njeriut. E të tëra këto di t’i krijojë vetëm dëshira për të arritur te vendi “përrallor”, Lumi Shala, i cili është mekur me bukuri përrallore e që mund ta sodisni për rreth 120 minuta udhëtim.

Pastaj nga Bajram Curri deri te Lumi Shala një copë herë mund t’i vështrosh, në të dyja anët, shkëmbinjtë e thekur. Ndonëse të krijohet përshtypja se jashtë udhëtimit dyorësh me anije lundruese, s’është gjë tjetër rreth botës, pos lumenjtë,  ai i Fierzës dhe Shalës dhe shkëmbinjtë rreth tyre, pas dy orësh udhëtim me mjete lundruese arrin aty, duke u futur sërish në mëdyshje mendimesh rreth fuqisë që krijoi natyra me një lum kaq të bukur.

As Zoti dhe as robi nuk lejuan që vendin për te Lumi Shala ta shkelë rrotë makine, duke filluar nga ajo më e thjeshta e deri tek ato me shumë kuaj fuqi me vlera miliardëshe. Po ashtu, as të intervenojë shumë dora e njeriut, meqenëse kjo perlë mbetet zonë e pastër turistike, pa ndërtesa shumëkatëshe, pa internet, kështu që e tëra që ju mbetet është një pushim i shumëdëshiruar, pa u trandur nga ndikimet e teknologjisë dhe pamjet e betonuara.

 E për shumë qytetarë të Kosovës adresa më e mirë për të shkuar atje qetë është bërë kompania turistike “Sharr Travell”, e cila ofron një udhëtim komod dhe të lirë në çmim, pasi me vetëm 20 euro qytetarëve u mundësohet transporti deri në Fierzë, pastaj me mjete lundruese drejt Lumit të Shalës.

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve dhe pronari i “Sharr Travell”, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se për çdo ditë po shtohen kërkesat nga qytetarët e Kosovës për ta vizituar këtë lumë dhe, sipas tij, ofertat janë të leverdishme. “Po, ka kërkesa të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës për ta vizituar lumin Shala dhe ‘Sharr Travell’ operon me ofertën më të leverdishme, ku mbulohet kostoja e transportit dhe bileta kthyese për te Lumi Shala me vetëm 20 euro”, ka thënë Kurtishaj.

Edhe Lulzim Pepkolaj, i cili është pronar i “Hostel Komani Lake”, pra pika ndalese ku zbritet nga makinat dhe nisesh drejt Lumit Shala, ka thënë se “puna s’është si më parë për shkak të pandemisë, por që ia vlen të vizitohet kjo pjesë e turizmit pasi çmimet janë të lira dhe vetëm 10 euro kushton çmimi deri në Lumin e Shalës  me mjete lundruese e që zgjat dy orë udhëtimi”, ka thënë Pepkolaj.

 

Albulena S. MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit që është shpallur nënkampione e Kosovës në…