Lumir Abdixhiku i prezanton 15 nënshkrimet e LDK-së për kandidat për President

27 prill 2026 | 23:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 15 nënshkrimet e LDK-së për kandidat për President.

Abdixhiku nuk tregoi nëse nënshkrimet ishin specifikisht për Vjosa Osmanin apo ndonjë emër tjetër.

Ai tha se nuk ka dashur që këto nënshkrime t’i bëj pjesë e lojërave politike.

“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Besoj se kjo ish dashtë ta përmbyllë gjithë debatin. Këto nënshkrime s’kam dasht t’i bëj pjesë e lojërave politike. Nuk propozon dicka LDK që s’mund t’i qëndrojë prapa”, tha Abdixhiku.

LDK doli edhe me komunikatë lidhur me seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se sonte Vetëvendosja inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në reagimin e LDK’së thuhet se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.

“Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar nga Ekonomia Online…