
Lumir Abdixhiku: Rikthimi i LDK-së është çështje kohe
14 mars 2021
| 14:01
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lumir Abdixhiku ka marrë 191 vota nga 329 delegatë sa kanë votuar.
Në fjalimin e tij, kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.
“Nga vetvetja duhet të risimin rrugëtimin tonë të madh”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka falënderuar liderin e deritashëm Isa Mustafa për punën e tij 11-vjeçare në krye të kësaj partie.
Lideri i ri i LDK-së ka thënë se rikthimi i LDK-së është çështje kohe.
Në garën për kryetar të LDK-së ishin edhe Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën, ndërkaq Anton Quni pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.