Lushaku e LDK-së: Presim emër të pranueshëm për të gjithë për kryeparlamentar
21 prill 2025
| 14:52
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se sot presin nga Vetvendosje të ketë një emër të pranueshëm për të gjithë si kandidat për kryeparlamentar dhe jo Albulena Haxhiun.
“Ne presim që të ketë një emër të pranushëm për të gjithë deputet. I takon partisë se parë. Tash të shohim se a ka reflektuar dhe a i ka siguruar votat”, ka thënë ajo. /EO



