 
                    Lushi në Përfaqësuesen U17
                15 shtator 2021
                |  17:02
            
        Futbollisti i talentuar nga Peja, Herolind Lushi është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U17.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i Herolindit, Naim Lushi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
“Herolindi në Kombëtare. I lumtur dhe krenar që Herolindi mori ftesë në grumbullim të kombëtares U17. Përplot shpresë e besim se do të lë gjurmë të ndritshme në historinë futbollistike të vendit tonë!”, ka shkruar Lushi.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        