Lushtaku: Edhe Haxhiut i erdhi rendi të flasë për Sami Lushtakun, si e futi gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016?

16 maj 2026 | 22:08

Mergim Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës i ka reaguar u.d të presidentit, Albulena Haxhiu, për të cilën ka thënë se “i ka ardhur rendi të flasë për Sami Lushtaku”.

Lushtaku e ka pyetur Haxhiun se në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka përmendur edhe bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi.

“Edhe Albulena Haxhiut i paska ardhur rendi të flasë për Sami Lushtakun.

Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?

Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit.

Sa i përket bashkëshortit të saj, Alban Krasniqit, ai vazhdimisht ka nxitur gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike.

Ngjarja tragjike e janarit të vitit 2011, ku persona të maskuar nga familja e tij u përfshinë në vrasjen e Skender Limajt dhe plagosjen e Azem Limajt dhe Ilir Limajt për motive politike, mbetet një plagë e rëndë për opinionin publik dhe për vetë demokracinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Haliti Ishte dimër. Janari i vitit 1982. Kalendarikisht…