Lushtaku inspekton disa projekte në fshatrat e Skenderajt

18 tetor 2019 | 16:12

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka inspektuar punimet në shkollën e fshatit Qubrel dhe segmentet e rrugëve në fshatrat Tërrnac dhe Kuqicë.

Gjatë inspektimit të këtyre punimeve, Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë.

Me këtë rast, ata janë njoftuar me dinamikën e punimeve që janë duke u kryer. Banorët e këtyre fshatrave janë shprehur të kënaqur me investimet që po ndodhin në përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e takimeve të organizuara në kuadër të projektit…