Lushtaku: Kurti është autoritar, populli ka sakrifikuar për një shtet demokratik

12 maj 2026 | 10:26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është autoritar.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”, Lushtaku ka thënë se PDK-ja ka qenë kundër një shteti autoritar, për çka edhe nuk votuan për presidentin e vendit.

“Ne kemi thënë që jemi kundër një shteti autoritar, dhe ky është shumë autoritar si personalitet dhe karakter, dhe me ia dhënë edhe pozitën e presidentit sigurisht që e tepron dhe pastaj humb edhe sensi i demokracisë. Mendoj që edhe dëshmorët, edhe sakrifica e invalidëve dhe veteranëve, por edhe krejt popullit ka qenë që të kemi një shtet demokratik”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se nëse Kurti vazhdon me qasjen e njëjtë, protestat e opozitës nuk do të jetë vetëm në Kuvend, por edhe në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elza Bicurri B.I. D.P.T. “Charlie-N” shpall të pavlefshme certifikatën e…